STAFI

Lexo më shumë

Personeli i recepsionit është i mirë trainuar për një komunikim sa më të mirë me klientët. Fokus i kompanisv tonë është të kemi staf të sjellshëm, me njohuri mbi fushën që mbulojnë dhe të gatshëm të ndihmojë në çdo moment. Orientimi i tyre për plotësimin e nevojave të klientëve bëhet përmes:

  • Prezencë e kuruar
  • Qëndrim profesional dhe njohuri mbi fushën e operimit
  • Vullnet për të përmbushur të gjitha nevojat e klientëve
  • Vullnet për të qënë në përputhje me nivelin e markave globale qe kompania trëgeton
  • Të mire trainuar për të verifikuar garancinë e produkteve

Duke dashur gjithmonë të ofrojmë më të mirën për klientët tanë dhe për t’i kënaqur ata, ne kemi kërkuar përshtypjen e klientëve për këte pikë në survey-in e dorëzuar në qëndrën e servisit dhe online. Në këtë mënyrë përmiresohemi çdo ditë!

h

ÇERTIFIKIME

Lexo më shumë

Ne jemi servis i autorizuar për pjesën më të madhe të produkteve dhe brandeve që ofrojmë dhe synimi ynë është mbulimi 100% i garancisë. Stafi teknik ka akses në mjetet e nevojshme, libraritë teknike, dhe në gjithë databazat e furnitorëve për të marrë njohuritë teknike dhe informacionin e nevojshëm për përmbushjen e detyrave me efektivitet. Të gjitha të dhënat për çertifikimet dhe trainimet e stafit mbahen në dosjet përkatëse të secilit në Dep. e Burimeve Njerëzore. Kompania interesohet dhe kujdeset për të kryer të gjitha trajnimet e mundshme për një performancë dhe mbështetje maksimal të klientëve.

  • Trainime Online / bazuar ne web
  • Trainime Face to face “train the trainer”
  • Trainim direkt per inxhinieret ne lokalitetin e furnitoreve
  • Trainim bazuar ne CD/ DVD/ Dokument, etj Përveç trajnimeve të stafit, menaxhimi i cilësisë kryen audite të performancës së teknikëve.

Mbështetur në informacionet e gjeneruara nga programi i servisit si dhe në auditet periodike të menaxhimit të cilësisë, Kompania kryen matjen e performances së stafit teknik, KPI target, SLA, TAT, raste ri-riparim, riparime SW, pjesë të përdorura për raste, raste të pa-mbyllura, eskalime, etj.

SISTEMI I MENAXHIMIT

Lexo më shumë

Kemi sistem menaxhimi të servisit që përdoret për:

 

  • Rregjistron kërkesat për servis
  • Menaxhon prioritetet
  • Menaxhon klientët
  • Dokumenton telefonatat
  • Eskalon çështje

Sistemi është i lidhur me sistemin e shitjes dhe gjurmon automatikisht databazën për të dhënat e klientit, numrat serial dhe pajisjet e shitura. Sistemi gjithashtu identifikon:

  • Ri-riparimet brënda 30 ditëve
  • Pjesë përdorur për riparim
  • Ri-parimin bërë për secilën pjesë
  • Periudha kohore që është dashur për riparimin dhe historikun e hyrjeve per çdo rast – etj.

Sistemi ynë ofron dokumentim të periudhës së garancisë dhe inventarit të pjesëve të këmbimit për riparim sa më të shpejtë.

PËRGJEGJESI SOCIALE

Lexo më shumë

Sipas aspekteve kryesore mjedisore të cilat aktiviteti i biznesit të kompanisë mbulon, Kompania ka përcaktuar standardet për të rregulluar funksionimin e aktiviteteve të përditshme të punës në konformitet me kërkesat ligjore dhe Politikave në lidhje me mjedisin. Standarde mjedisore, si dhe standartet për riciklimi / hedhje të mbetjeve sipas kërkesave ligjore dhe morale. Të gjithë punonjësit janë përgjegjës për njohjen dhe ndërgjegjësimin me këto standarde si edhe zbatimin korrekt të tyre.

SHËRBIME

Lexo më shumë

1) IW (Në Garanci)

  1. Carry in
  2. Onsite service

Ne kujdesemi që klienti të informohet për kushtet e garancisë së produktit që në momentin e blerjes. Adobe_PDF_file_icon_32x32 (Kushtet e Garancisë)

 2) OOW – (Jashte Garancise)

Pasi garancia ka perfunduar, ne ofrojme gamë të gjërë opsionesh garancie si on-site dhe carry-in. Servisi i ITD shpk ofron për klientët mundësinë e riparimit të produkteve jashtë garancisë, HW dhe SW. Servisi ofron garanci për këto riparime të kryera në qëndrën e servisit ITD shpk. Shërbimet e ofruara nga Servisi janë:

  • Mirëmbajtje, Konfigurime, Backups
  •  Hardware: Riparime dhe Upgrade
  •  Fotokopje, Printera: Instalim, riparim dhe konfigurim
  • Laptop, PC, Workstation: Instalim, riparim dhe konfigurim
  • Tablet: Riparime për markat Acer, Asus, Lenovo, etj
  • Smartphone: Asus, Acer

PARTNERË

Lexo më shumë

Kompania jonë është ofrues shërbimi i autorizuar për:

 

 

 
Canon Service Partner
ACER
ASUS
CISCO
DELL
EPSON
Poly Accessories
LENOVO
LEXMARK
LG
SAMSUNG
SHARP
TRIPPLITE
XEROX
 

N

CILËSI & SIGURI

Lexo më shume

  • Cilësi

ITD shpk është kompani e çertifikuar për menaxhimin e cilësisë në përputhje me standartin ISO 9001:2015

  • Siguri

ITD shpk kujdeset për ndjekjen me rigorozitet të:

  • Sigurisë së jetës në punë
  • Siguria e mjedisit ku punohet
  • Sigurimi i ambjentit me sistem të mbyllur kamerash

Kompania informon dhe trainon punënjesit e saj në lidhje me masat për sigurimin teknik në punë. Rregullat e sigurimit teknik në punë u vihen në dispozicion punonjësve dhe afishohen në ambjentet e punës.

  • Standarde të Shëndetit e Sigurisë në punë
  • Rregullat e Sigurimit Teknik në Punë
  • Rregullat e sigurimit teknik elektrik
  • Ndihma e shpejtë Menaxhimi i Aksidenteve në Punë
  • Instruktazh për Mbrojtjen ndaj Zjarrit
  • Plani i Veprimit për Emergjencat

u

PYETËSOR

Lexo më shumë

Për të përmiresuar punën në qëndrën e servisit dhe për t’u shërbyer më mirë klientëve, Kompania kyen periodikisht pyetësorë:

  • Formati i printuar i pyetësorit në qëndrën e servisit (pasi plotësohet nga klienti hidhet në kutinë përkatëse).
  • Kontaktojmë klientët në numrat e telefonit që kanë dorëzuar në qëndrën e servisit
  • Plotësimi pyetësorit online.

Pyetësorët e përdorur kanë për qëllim të evidentojnë pikat e forta dhe të dobëta të shërbimit tonë të servisit në këndvështrimin e klientëve tanë.Këta pyetësore janë organizuar nga Dep. i Menaxhimit të Cilësisë ose nga organizata ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë. Kompania rregjistron çdo reagim të klientëve në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe problematikave ngritur nga pyetësorët e plotësuar.

Servisi i ITD shpk është në dispozicionin tuaj për t’ju ofruar shërbim të plotë për produktet, jo vetem gjatë periudhës së garancisë, por edhe pas përfundimit të saj.

Adresa: Parku Industrial Tirana, Ndertesa nr. 58, rruga. Egnatia, Kodi postar: 1051, Mbrapa Megatek, Kashar, Tirane, Shqiperi

Tel: +355 69 4051374
E-mail: service.support@itd-al.com

}

Orët e operimit  servisit

E Hënë-Enjte:   8:30 – 16:30

E Premte:            8:30 – 15:30

E Shtunë:           8:30 – 13:30

ITD SERVISI