Departamenti i burimeve njerëzore
Departamenti i Burimeve Njerëzore luan një rol të rëndësishëm në funksionimin dhe veprimtarinë e përgjithshme të Kompanisë.
Shtyllat kryesore në të cilat bazohet aktiviteti ynë janë:
- Rekrutimi i një stafi sa më profesional, ambicioz dhe të kualifikuar, përmes zbatimit të programeve efiçentë.
- Trajnimi i vazhdueshëm i stafit me qëllim përmirësimin e performancës, rritjen profesionale dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës brënda strukturës së Kompanisë.
- Vlerësimi i rregullt dhe i dokumentuar i punës së secilit punonjës, në funksion të motivimit dhe përmbushjes së detyrave konkrete të postit të punës.
- Motivimi i punonjësve në drejtim të nxitjes së aftësive personale dhe rritjes së efikasitetit në punë.